ShowBizzz

I mbushet shtëpia me trëndafila – Morena Taraku tregon se është në një lidhje të re dashurie?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka kohë që ka bërë një distancim nga mediat dhe rrjetet sociale.

Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Turqi, ishte më pak aktive në llogaritë e saj – ku numëron miliona njerëz.

Megjithatë, ajo tërhoqi vëmendje me disa postime që ka ndarë së fundmi në InstaStory.

E njëjta publikoi disa trëndafila, të cilat siç shihet i ka dhuratë, por që janë punuar në një mënyrë të veçantë.

“Çfarë mendoni për këtë? Një art i vërtetë për të shprehur dashurinë”, shkroi në një postim.