LifeStyle

Adele planifikon të heqë dorë nga muzika?

Adele ka zbuluar se ka në plan të bëjë një pushim të gjatë nga muzika pas përfundimit të ‘Weekends With Adele’ në Las Vegas.

“Nuk kam ndonjë plan për këngë të re”, ka thënë fituesja e ‘Grammy’. “Dua një pushim të gjatë dhe pas kësaj mendoj se dua të bëj gjëra të tjera kreative”.

Një pauzë në muzikë nga artistja e famshme nuk është diçka e re për fansat, pasi ajo bën distancë edhe midis albumeve që publikon, 3 deri në 5 vjet.

Sidoqoftë, pritja më e gjatë midis albumeve të Adeles ishte pothuajse gjashtë vjet.

Ky pushim këngëtares mbase do t’i bëjë mirë dhe do ta ndihmojë për të reflektuar në atë që dëshiron.

Nëse nuk ndihet e frymëzuar për të krijuar muzikë të re ose i mungon pasioni për të për momentin, është një vendim i mençur.

Ajo vetëm pak muaj më parë anuloi disa shfaqje në Las Vegas për shkak të problemeve shëndetësore që kishte.

 

Adele gjithashtu rikthehet me koncerte në Evropë pas tetë vitesh. Ajo ka planifikuar katër koncerte në Mynih, të cilat do të zhvillohen më 2, 3, 9 dhe 10 gusht në sallën Munich Messe.