Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, do të vijë në Kosovë për herë të parë, për të performuar në festivalin Sunny Hill.
Ky lajm ka gëzuar fansat e saj në mbarë vendin.
Rexha, 34-vjeçare, është shprehur tejet e emocionuar për këtë rast të veçantë. Në një video të publikuar në InstaStory, interpretuesja e hitit “I’m A Mess” iu drejtua fansave të saj në Kosovë me një mesazh në shqip.
“Përshëndetje, jam shumë e lumtur që do të vijë në Prishtinë, pasi është hera e parë që e vizitoj Kosovën. Mezi po pres të jem në mesin tuaj, më 25 korrik në Sunny Hill Festival”, tha ajo në video.
/TeVe