ShowBizzz

Çfarë ka ndodhur? Xhensila ndan me fansat çastet e vështira, falenderon psikologen e saj

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, në koncertin e saj në një nga lokalet e natës, u ndal pak çaste për të ndarë me fansat një moment personal.

Artistja u shpreh se ka kaluar edhe periudha të vështira në jetë dhe me këtë deklaratë, falenderoi psikologen e saj, që ishte e pranishme në sallë, Adelina Pjetrën.

Veçanërisht, Xhensila u ndal te periudha e shtatzënisë.

“Dua të bëj një monolog të vogël. Ndodh ndonjëherë që jo të gjithë kalojmë periudha të bukura, por e rëndësishme është që të kesh njerëzit e duhur në krah. Adelina të falenderoj shumë zemër, për gjithçka, për gjithë suportin që më ke dhënë në të gjithë rrugëtimin tim dhe gjatë gjithë shtatzënisë sime. Ishe një krah i fortë, faleminderit shumë”, tha këngëtarja.

E emocionuar nga kjo deklaratë e papritur, psikoterapistja Adelina Pjetra, publikoi videon në rrjetet sociale. “Faleminderit Xhensila Myrtezaj, ishte një surprizë e bukur, nuk e prisja”, shkruan ajo krahas videos.