ShowBizzz

“Më pëlqen t’i ndërroj shpesh, se më mërziten”, Arbër Çepani konfirmon ndarjen?

Një prej çifteve më të komentuar të showbizit, Arbër Çepani dhe Arnita Beqiraj, duket se janë ndarë përfundimisht.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Arbri ka dhënë disa deklarata që konfirmojnë lajmin.

Cili është parfumi që përdor?”, e pyeti gazetarja.

Unë jam një çik si kshu me parfumet. I ndryshoj shpesh si çdo gjë në jetë. Edhe me parfumet kam të njëjtin raport, më mërziten shpejt gjërat dhe i ndryshoj”, tha ai. I pyetur nëse kjo ndodh edhe me njerëzit Arbri tha se nuk kishte koment.

Mirëpo ai tregoi se u bën komplimente vajzave për parfumin që t’u afrohet më shumë.

Krisja mes çiftit u vu re disa muaj më parë,pasi regjizorja e njohur nuk ishte pjesë e ditëlindjes së Arbrit.

Në një emision Arnita u pyet për arsyen e ndarjes dhe tha se ishte pyetur njeriu i gabuar, duke hedhur kështu dyshime se ndarja ka ardhur nga ish partneri i saj.



lokimagazine