Mjeku dhe miku i ngushtë i Shannen Doherty, Dr. Laërence D. Piro, dha një pasqyrë në momentet e saj të fundit të shtunën. Ylli i “Charmed” humbi të dielën betejën e saj me kancerin e gjirit, një luftë që zgjati gati një dekadë.
Aktorja e njohur ishte “e rrethuar nga disa nga miqtë e saj shumë të ngushtë”, ka treguar Piro për People dy ditë pas vdekjes së saj. Piro theksoi qëndrueshmërinë e Doherty-t, duke e quajtur atë një “luftëtare të pabesueshme” që vazhdoi të luftonte me trimëri pavarësisht nga shëndeti i saj në rënie.
“Ajo ishte në një vend ku ishte shumë komode, duke fjetur”, tha doktori për People. “Ishte e zymtë dhe e trishtuar, por e bukur dhe e dashur. Gjëja më e vështirë për atë ishte se ajo nuk ishte gati të largohej sepse e donte jetën.
Gjërat u bënë shumë më të vështira. Ne vazhduam të luftonim duke dhënë më shumë mbështetje dhe ne thjesht vazhduam ta donim dhe të shpresonim”.
Rosa Doherty, nëna e Shannen, shprehu vlerësimin e saj të përzemërt të hënën për People, duke falënderuar të gjithë ata që i kishin treguar dashuri dhe mbështetje Shannen gjatë gjithë jetës së saj.
Ndërkohë, Ashley Hamilton, ish-bashkëshorti i Doherty-t, e cilësoi atë si një “engjëll mbrojtës”. Aktorja e “Heathers” ishte e martuar më pas me Kurt Isëarienko, ndërsa divorci i tyre u finalizua vetëm një ditë para vdekjes së saj.
Çifti ishte ndarë në vitin 2023 dhe Piro përmendi se ndarja emocionale kishte ndikuar në aftësinë e Doherty për të vazhduar të luftonte sëmundjen e saj.
bal