LifeStyle

Këto shenja horoskopi debatojnë rrallë me partnerët

Dihet që mosmarrëveshjet apo zënkat mes partnerëve janë të pashmangshme, pavarësisht nëse keni vite që jeni bashkë apo është një lidhje të re. Gjetja e gjuhës së komunikimit nuk varet vetëm nga dëshira, por me sa duket edhe nga dita se kur ju keni lindur. Nëse jeni një prej këtyre kombinimeve keni më shumë arsye për të festuar:

Gaforrja dhe Peshqit

Si dy shenja Uji, për Gaforret dhe Peshqit aspekti emocional është shumë i rëndësishëm për ta dhe me siguri ata ëndërrojnë me entuziazëm për ngjarje dhe situata të bukura.

Sigurisht, ata kanë dallimet e tyre në karakter apo sjellje, por përputhshmëria e tyre është shumë paqësore dhe mbështetëse. Gaforret bëhen shpesh të ndjeshme, ndërsa Peshqit nuk e kanë problem që të “notojnë” në emocionet e tyre, por pavarësisht dallimit, kjo qasje e tyre nuk shkakton konflikte. Shumëkush mund të shoh natyrën e Peshqve si zhgënjyese, por për Gaforret ata janë shumë të dashur dhe frymëzues.

Luani dhe Peshorja

Luanët argëtues dhe Peshoret simpatike janë dy nga shenjat më të njohura të horoskopit, kështu që të qenit në qendër të vëmendjes u vjen krejt natyrshëm. Kjo lloj energjie mund të jetë rraskapitëse për disa shenja, kështu që është e përshtatshme që të lindurit e këtyre shenjave ta ndajnë fokusin e vëmendjes.

Kjo është arsyeja pse Luanët dhe Peshorët bëjnë një dyshe kaq plotësuese dhe pa konflikte. Peshoret e ekuilibruara gjithmonë duan të ruajnë paqen, kështu që ata do të bëjnë gjithçka për të shmangur grindjet. Por kur shoqërohen me Luanët e sigurt, është e lehtë për ta që t’i mbajnë gjërat në harmoni me gjithçka, sepse natyra e tyre bujare nuk i merr gjërat për të mirëqena.

Shigjetari & Ujori

Në disa mënyra, ju mund të mendoni se këto shenja do të përplasen në një moment të lidhjes së tyre. Shigjetarët janë një shenjë spontane, ndërsa Ujorët janë një shenjë fikse dhe e përkushtuar.

Por, kur ata bashkohen, ky çift mund të jetë një dyshe kozmike pa drama, pasi shpirtrat e tyre të pavarur i japin njëri-tjetrit hapësirën që u nevojitet për të bërë gjërat pa presion. Ujorët janë rebelë të lindur nga natyra, kështu që është e rëndësishme që ata të ndihen se mund të shprehin individualitetin e tyre, ndërsa Shigjetarët kanë shpesh pasiguri, një tipar që i bën këto dy shenja më bashkëpunuese ndaj njëra-tjetrës përtej frikës apo pasigurive.