Aktorja e dashur për publikun, Rudina Dembacaj, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime on Top”, në Top Channel.
Duke qenë se Rudina në fillimet e saj ka imituar ish-kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, Eni Shehu e pyeti atë nëse e ka menduar ndonjëherë politikën.
Dembacaj u shpreh se e ka marrë një propozim të tillë, por nuk është diçka që i pëlqen. Aktorja shton se nuk e njeh politikën dhe nuk do futej në një terren që është e painformuar.
Pjesë nga intervista:
Eni Shehu: E ke menduar ndonjëherë politikën, mbas gjithë këtyre viteve, pas gjithë kësaj përvoje?
Rudina Dembacaj: Unë e kam thënë disa herë që më janë bërë propozime, por unë nuk e njoh politikën dhe nuk do futesha kurrë në një terren tek i cili jam më e painformuara. Prandaj nuk është diçka që më jep kënaqësi, madje më lodh
Eni Shehu: Nuk e sheh si sfidë?
Rudina Dembacaj: Jo, më lodh shumë. Nuk është sfidë politika, nuk është ndonjë sfidë e madhe politika në Shqipëri. Është çështje influencash, çështje marrëveshjesh. E shoh shumë të vështirë për të më pëlqyer. Nuk do t’a bëja me dëshirë. Sfidë është diçka që mua më pëlqen shumë dhe të tjerët mendojnë se nuk e bëj dot.
lokimagazine