Futbollisti i njohur Neymar është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ai teksa ka publikuar disa foto të vogëlushes në Instagram, teksa ka zbuluar edhe emrin e saj Helena dhe datën e lindjes më 3 korrik.
View this post on Instagram
Nëna e të sapolindurës është një modele braziliane, Amanda Kimberlly, që prej disa kohësh ka qenë në një lidhje me lojtarin.
Ajo ka qenë pranë tij pas operacionit në gju dhe e ka shoqëruar atë gjatë gjithë trajtimit të dëmtimit, i cili ndodhi në tetor në një ndeshje kundër Uruguait dhe po aty ndodhi shtatzënia.
Kujtojmë që Neymar është baba i Davit që erdhi në jetë kur futbollisti ishte 19-vjeç nga raporti i tij me Carolina Dantas. Neymar është edhe babai i Mavie, 9-muajshe, me Bruna Biancardi, të cilën e tradhtoi gjatë shtatzënisë së saj e mes tyre ishte edhe ajo me Amanda Kimberlly, me të cilën sot ka një vajzë.
Gjithesesi Neymar dhe Bruna Biancardi janë rilidhur me njëri-tjetrin.
bal