Çdo marrëdhënie në jetë ka kufij, qoftë ajo me partnerët e zemrës, kolegët, miqtë, pjesëtarët e familjes, madje edhe me veten. Por, të dish si t’i vendosësh këto kufij, duke ulur pritshmëritë e të tjerëve dhe duke vendosur veten përpara gjithçkaje, shpesh, kjo kthehet në një situatë stresuese.
Për dy shenja të horoskopit, mbrojtja e kufijve personalë është tejet e rëndësishme, falë edhe ndikimit të Saturnit. Njohja e kufijve dhe zbatimi i tyre në respekt të vetes, por edhe të nevojave të të tjerëve i bën këto dy shenja kaq speciale.
Bricjapi
Nga të gjitha shenjat e horoskopit, Bricjapët e përgjegjshëm janë ndoshta më të talentuarit kur bëhet fjalë për vendosjen e kufijve personalë. Ata e dinë se marrëdhëniet shkojnë më mirë kur të dyja palët i kanë hapur letrat e tyre në tavolinë.
Për më tepër, vlerësimi i kohës dhe energjisë, si dhe respektimi i kufijve të të tjerëve është po kaq e rëndësishme për të lindurit e kësaj shenje që thjesht nuk dinë t’i komunikojnë ndryshe dëshirat apo interesat e tyre. Bricjapët e vlerësojnë shumë sinqeritetin në çdo marrëdhënie, pasi nuk kanë dëshirë të “luajnë” me hamendësime, sidomos kur flitet për ndjesinë e rehatisë.
Ujori
Ujorët janë mendimtarë të lirë dhe rebelët e horoskopit. Por, si persona me shumë ide në kokë, ata zotërojnë një aftësi të lindur për të zbatuar kufij të fortë ndaj ndjenjave dhe besimit të tyre në çdo marrëdhënie. Ujorët nuk njihen për komunikimin e vazhdueshëm, por kur vjen puna te vendosja e kufijve, ata e kanë më të lehtë se disa shenja të tjera sepse janë të prirur që të mendojnë më shumë.