ShowBizzz

Akuzat se ishte mollë sherri për Bardhin dhe ish-menaxherin e tij, reagon Sara Gjordeni

Para disa ditëve Bardhi njoftoi largimin nga SBS Entertainment.

Përmes një postimi këngëtari tregoi se nuk është më nën menaxhimin e Jetmir Agajt, me të cilin punoi mbi katër vjet.

Krisja e tyre nisi që në ‘Big Brother VIP 3’, pas lidhjes së Bardhit me Sara Gjordenin, gjë të cilën Jetmiri nuk e mbështeti siç ka deklaruar Sara.

Mbi ndarjen e raporteve profesionale të Jetmirit dhe Bardhit, disa fansa e media kanë akuzuar Sarën, si një ‘mollë sherri’ ndërmjet tyre.

Kjo ka sjellë edhe një reagim në rrjete sociale nga Sara e cila shkruan se “Kjo është realisht e tepërt”.



lokimagazine