LifeStyle

Kujdes me ushqimin në verë! Nutricionistja Garruci: Ushqimet që duhet të evitoni për peshën ideale

80 % e vajzave I drejtohen nutricionistëve që në muajin mars për të humbur sa më tepër kilogramë ..
Arlinda Garruci nutricioniste thotë se kjo ndodh gjithmonë pasi vajzat kryesisht duan që të kenë një trup sa më të bukur në plazh.

Garruci:  Nutricionisti më shumë, të paktën në Shqipëri kërkohet nga periudha e marsit për t’u bërë gati për periudhën e plazhit. Pak është një kategori tjetër, ku janë pacientë që vijnë në çdo periudhë të vitit për të kërkuar dietoterapitë, apo grate shtatzëna për të patur regjimin ushqimor që duhet gjatë shtatzënisë.

Por ajo thotë se në peridhën e verës gjithmonë shtohen kg.

Garruci: Nëse kapim një mesatare normalisht mund të shtohen 2-3kg në javë, nëse konsumimi është i tepërt.

Ushqimet që rekomandon të evitohen janë ato të pasura me yndyrna të përpunuara dhe sheqer si psh pijeve alkollike apo dhe akullore pasi konsumimi i tepërt i këtyre ushqimeve mund të ndihmojë në shtimin e peshës

Garruci: Qoftë pijet alkoolike, qoftë ëmbëlsirat nuk sugjerohen në këto ditë kaq të nxehta, sepse jo vetëm favorizojnë mbipeshën por edhe dehidratimin dhe nuk treten mire. Është normale që ndonjë gotë pije alkolike mund të konsumohet, por mos të jetë e përditshme dhe mos të jetë në çdo vakt. E njëjta gjë edhe për akulloret, të mos jetë e përditshme por në momentin kur zgjedhim për të ngrënë akullore mos të kalojmë masën më shumë se 100 gram dhe të jetë me bazë frutash.

Garruci sygjeron që aktiviteti fizik në mënyrë të rregullt është i rëndësishme për të mbajtur një peshë konstante.

Përveç kësaj, ajo rekomandon të konsultoheni me një nutricionist ose ekspert të ushqimit për planifikimin e një regjimi të përshtatshëm ushqimor për nevojat tuaja individuale.