ShowBizzz

Bella Hadid, mollë sherri në trekëndëshin Izrael – Palestinë -Adidas

Adidas ka kërkuar falje për çdo shqetësim të shkaktuar, pasi publikoi një fushatë reklamuese për disa retro – atlete të bazuara në një model të lëshuar për herë të parë gjatë vitit 1972 në Lojërat Olimpike të Mynihut.

Lojërat Olimpike të Mynihut janë famëkeqe si ngjarja në të cilën 11 atletë izraelitë u morën peng dhe u vranë nga grupi terrorist palestinez i njohur si “Shtatori i Zi”.

Debati u përqëndrua rreth veshjeve sportive gjermane dhe zgjedhjes së kompanisë të modeles Bella Hadid në fushatë. Hadid, e cila ka lindur në vitin 1996, është palestinezo-amerikane dhe ka qenë një avokate e shquar për përpjekjet ndaj ndihmës së Palestinës.

Adidas më pas e fshiu çdo postim në rrjetet sociale.

Vendimi i Adidas për të hequr Hadid nga rrjetet sociale u kritikua më pas nga zëra pro-palestinez dhe e panë si hakmarrje kundër Hadid në bazë të prejardhjes së saj.



bal