Këngëtarja e njohur, Adelina Berisha, sapo publikoi këngën që e ishte paralajmëruar disa ditë më parë.
Fjala është për këngën ‘Ah dashni’, që u shkrua nga Lendi, me muzikë nga Dope Studio e me klip nga Max Production.
Adelina është paraqitur me një pamje mbresëlënëse në videoklip, duke u dukur edhe provokative.
Ky projekt i ri nga Adelina ka marrë pëlqime e shumë komente nga fansat e saj.