Çifti Obama ka reaguar pas tërheqjes nga gara të Joe Biden për zgjedhjet presidenciale të këtij viti.
Në një status të përbashkët, ish-presidenti amerikan Barack Obama me gruan e tij Michelle, shkruajnë se Biden ka qenë një nga presidentët më të rëndësishëm të Amerikës.
“Joe Biden ka qenë një nga presidentët më të rëndësishëm të Amerikës, si dhe një mik dhe partner i dashur për mua”.
“Sot na është kujtuar, përsëri, se ai është një patriot i rendit më të lartë”.
Obama e emëroi Biden si zëvendësin e tij gjatë kohës që ishte në detyrë si president.
/tiranapost