ShowBizzz

Ilnisa dhe Meritoni bëjnë hapin e rëndësishëm në marrëdhënien e tyre

Ilnisa dhe Meritoni kanë marrë një hap të madh në marrëdhënien e tyre. Pasi eksperienca në Big Brother VIP mbaroi, ata kanë vendosur të bashkëjetojnë edhe jashtë.

Këtë e ka zbuluar vetë Ilnisa ditën e sotme teksa ishte e ftuar në një emision televiziv, duke pranuar se ajo dhe Meritoni po jetojnë bashkë. Por si po shkon bashkëjetesa?

Ilnisa zbuloi se gjithçka po shkon për mrekulli, por si çdo çift edhe ata kanë zënkat e vogla kur nuk gjejnë gjërat nëpër shtëpi.

Argjira e komplimentoi Ilnisën për pamjen e saj të kohëve të fundit, ndërsa gazetarja tha se gjithçka nis nga brenda, duke konfirmuar se është më e lumtur se kurrë me Meritonin.