Banorët e një pallati në Pogradec janë tronditur gjatë natës nga një shpërthim i fuqishëm.
Një prej tyre tregoi për mediat se pas shpërthimit të lëndës plasëse në sheshpushimin e katit të dytë iu duk sikur u shemb pallati.
“Ishte ora 2 e 5 se u ngritem për në tualet.
Shpërthim i fuqishëm shumë.
Na u duk sikur ra pallati.
E hëngrën më shumë ato pastrueset.
Se po fshinin të shkretat, por iu ranë në kokë tullat e pallatit.
Ato ulëritën. Vonë ka ardhur policia dhe zjarrfikësja.
Na u duk tmerr, si bëjnë ata në Izrael e Palestinë. Ne thamë se na erdhi rusi”, tha banori