Lajme

Prodhimet e mbetura stok/ Fermerët e Maliqit në protestë, tentojnë të bllokojnë rrugën

Këtë të hënë, fermerët e fshatrave të zonës së Maliqit kanë dalë në protestë, për mungesën e tregut dhe prodhimet e pashitura.

Fermerët janë mbledhur në afërsi të fshatit Drithas, në rrugën hyrëse të këtij fshati me mjetet e tyre me qëllim që të bllokojnë rrugën.

Mungesa e theksuar e tregut duke bërë që jo vetëm prodhimi i sivjetshëm, por edhe i vitit të kaluar të mbetet stok ka detyruar fermerët të dalin sot në protestë dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre.

Jo vetëm gruri, por edhe prodhimet sezonale si qepa, patatja, misri kanë mbetur pa shitur.

Sipas tyre, prodhimi që hyn nga jashtë është një nga arsyet kryesore që fermerët sot po përballen me mungesën e tregut.