Astrologia Meri Shehu ka qenë e ftuar së fundmi në “E Diell” dhe ndër të tjera ka treguar se i ka ardhur një ofertë për të marrë pjesë në një film.
“Kam pasur edhe oferta filmash. Ju nuk e dini që unë kam patur dhe ofertë filmi. Ka ngelur pak në mes të rrugës, por meqë është verë… Unë e kam pranuar ofertën e filmit.
Unë jam e lidhur me televizionin deri tani, me filmin jo, por unë jam tip i përditshmërisë, e urrej të pres të dal pas një viti në televizion apo në film, e vuaj këtë gjë.
Them do të mërzitem shumë nëse nuk jam në qendër të vëmendjes. Që kështu më shumë unë jam te televizioni. Jam kompetente të jap shumë dimensione tashmë, jam e kompletuar”, u shpreh Meri.
bal