ShowBizzz

E rritur me prindër të divorcuar; Enxhi Nasufi ndan eksperiencën; jep mesazhin e fortë për fëmijët dhe prindërit!

Enxhi Nasufi ka dhënë së fundmi një intervistë shumë të bukur për kanalin e YouTube të revistës “Bordo”, ku foli për jetën e saj profesionale, por edhe personale.

Enxhi vjen nga një familje me prindër të divorcuar, dhe e pyetur se çfarë do t’i thoshte dikujt që përjeton të njëjtën situatë, ajo dha një mesazh tejet të vlefshëm për fëmijët por edhe për prindërit, 

“Duke e përjetuar në kurrizin tim këtë gjë di që ka patur sfida shumë të mëdha dhe jo vetëm në atë moshën e fëmijërisë kur ka ndodhur divorci i prindërve. Por mendoj që problematika dhe sfida më e madhe është kur rritesh, i gjithë ky procesi i të punuarit me veten tënde, disa gjëra posttraumatike që ty të shfaqen në një moshë tjetër më të madhe, kërkojnë realisht shumë durim. 

E rritur me prindër të divorcuar; Enxhi Nasufi ndan eksperiencën;

Shumë dhëmbshuri, shumë mëshirë dhe shumë dashuri për veten por edhe për prindërit. Dhe meqenëse jemi në këtë pyetjen e prindërve të divorcuar mendoj që edhe për prindërit është element kryesor që të bëjnë kujdes me fëmijët, me inatet, me mllefet që donin t’ia nxirrnin ndoshta njëri-tjetrit por të vetmit të dëmtuar më këtë pjesë janë fëmijët. 

Lërini fëmijët jo vetëm të jenë fëmijë, ndoshta realiteti do t’i rrisë edhe para kohe, por mos i furnizoni kurrë me një karburant që është shumë i keq për ta edhe do t’i dëmtoni gjithë jetën siç është inati edhe vreri për njërin prind apo për tjetrin. Ka të mira pafund sesa të kesh sherre në shtëpi më mirë të ndarë edhe rriteni më të shëndetshëm”.

 

 



bal