Bella Hadid është duke u përgatitur për një betejë ligjore me Adidas… me burime që na thonë se ajo ka punësuar një këshilltar ligjor për përballjen me gjigantin e veshjeve atletike.
Burime të njohura me situatën thonë për TMZ se avokatët e Bella-s kanë ndërmarr veprime kundër Adidas për mungesën e përgjegjësisë së tyre publike, duke bërë një fushatë mizore dhe të dëmshme.
Modelja është e mërzitur që kompania bëri një fushatë që do të lidhte këdo me një tragjedi si Masakra e Mynihut në Lojërat Olimpike të vitit 1972, me dhunë që shkonte në kontrast me pikëpamjet e vetë BH. Bella është ende nën kontratë me Adidas, pavarësisht raporteve të mëparshme që thanë se kompania e kishte hequr atë.
Adidas e bëri Bella fytyrën e një atlete retro duke iu referuar Olimpiadës së Mynihut të vitit 1972, ku 11 atletë izraelitë u morën peng dhe u vranë nga terroristët. Adidas kërkoi falje, duke thënë se ata kurrë nuk kishin për qëllim të bënin një deklaratë në lidhje me tragjeditë historike. Më herët, Adidas njoftoi se po rishikonte fushatën e saj.
Duket sikur Bella me këtë veprim ligjor u thotë njerëzve se nuk e dinte se në çfarë fushate po futej kur nënshkroi … dhe bën Adidas përgjegjëse për këtë.
bal