Labinot Tahiri ka thumbuar artistët shqiptarë me anë të një videoje të cilën e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale.
Ai kërkoi nga ta të mos i anulojnë mbrëmjet në klube të natës kur i kanë 100 apo 200 vetë.
Sipas tij, kjo është e dëmshme për karrierën e tyre.
Artisti poashtu tha se nuk kanë të drejtë t’ia kërkojnë pronarit të një klubi paratë nëse nuk këndon atë mbrëmje për shkak të numrit të vogël të njerëzve.