Ben Affleck, i njohur për rolin e tij si Batman, thuhet se po i kthehet ushqimit të shpejtë për të përballuar ndarjen nga Jennifer Lopez. Aktori po kënaqet me ëmbëlsirat me kalori të lartë ndërsa qëndron në shtëpinë e tij luksoze në Brentëood. Sipas burimeve të brendshme, ai ndonjëherë porosit deri në pesë pica në të njëjtën kohë.
Po kënaqet me biskota me çokollatë dhe pije të ëmbla, kafe të mbushura me krem pana. “Është e dyshimtë se ai ka ngrënë nje herë perime në javë”, shpjegoi një burim.
Burimet thonë se Affleck ndjeu një ndjenjë lehtësimi duke qenë larg nga entuziastja e fitnesit JLo, 55 vjeç, e cila mban një dietë të rreptë dhe rutinë palestër. “Jennifer është në formën më të mirë të jetës së saj duke mbajtur një regjim ushqimor dhe duke bërë një stërvitje rigoroze, është e admirueshme kur e sheh nga larg – por për Benin, ishte torturë. Ajo e ngrinte Benin nga shtrati në orën 5:00 të mëngjesit për të shkuar në palestër me të çdo ditë”.
Tani, Affleck gëzon lirinë e tij, duke fjetur dhe duke ngrënë gjithçka që dëshiron. Ai kënaqet me dëshirat për krahë pule dhe pica. “Kur u shpërbë martesa e parë e Benit me Jennifer Garnerin, ai u ngushëllua duke ngrënë ushqime të jo aq të shëndetshme dhe shtoi peshë të konsiderueshme. Tani, historia duket se po përsëritet!” , shtoi një i brendshëm.
Lajmet për kënaqësinë e Affleck-ut pasojnë raportet se ai ka frikë nga pasojat e ndarjes së tij nga Lopez. Burimet thonë se Affleck është i shqetësuar për pasojat e mundshme nga një divorc, veçanërisht duke marrë parasysh vështirësinë e Lopez për t’u larguar.
“Ajo këmbënguli që ata të mbanin unazat e tyre, më pasajo u ndesh me faktin që ai lëvizi gjërat e tij!”, tha një i brendshëm.
Çifti ka jetuar të ndarë që nga fillimi i majit, me Affleck duke u zhvendosur në një shtëpi me qira në Brentwood. Ai i zhvendosi gjërat e tij nga shtëpia e tyre 60 milionë dollarëshe në Beverly Hills.
bal