Lajme

Flet nëna e 16-vjeçares që shfrytëzohej për pr**titucion: E kërcënonin që të mos tregonte, e merrnin me motor, vajza më tha do mbytem

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku një vajzë e mitur 16 vjeç shfrytëzohej për prostitucion nga një person.

Për këtë ngjarja në pranga kanë rënë dy persona, përkatisht tutori 26 vjeç dhe një klient.

Ndërkohë nëna e të miturës në një prononcim për mediat ka deklaruar se vajzën e kërcënonin që të mos tregonte.

Sipas saj, e mitura i kishte thënë disa herë se do të vriste veten.

“Më tha një grua në fshat që iku me motor.

Ajo nuk më tregonte se i ka thënë ai mos trego.

E ka kërcënuar. Më tha vajza që do mbytem, i thashë çfarë bëre ti që të mbytesh.

E gënjente ai, unë e çoja në shkollë ai e merrte me motor. E pashë që vinte këtej lart dhe i thashë mos hajde më.

Më tha që më ngacmonte gjithmonë. Vinin e këta nga Podgoria me motor.

S’kam njeri tjetër, jetoj vetëm me mamanë. Vajza është në Tiranë, do vazhdojë shkollën atje.

Do ta çonin te doktoresha”, rrefeu gruaja per gazetaret.

Njoftimi i policise:

Dyshohet se shfrytëzonte një 16-vjeçare, për prostitucion, vihet në pranga 26-vjeçari.

Vihet në pranga dhe një shtetas që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për një rast të shfrytëzimit të një shtetaseje të mitur, për prostitucion, arrestuan shtetasit:

S.H., 41 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Gjatë veprimeve të kryera në prezencë të psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, 16-vjeçarja ka kallëzuar se në muajin qershor të vitit 2024, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe i ka dhënë para;

M.B., 26 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, pasi nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet se e shfrytëzonte 16-vjeçaren, për prostitucion.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.