Banorëve të destinacionit të njohur turistik grek, Santorini, iu është kërkuar që të kufizojnë lëvizjet e tyre në qytet, pasi një turmë e madhe turistësh pritet të arrijë në ishull.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, anëtari i këshillit bashkiak të Thirës iu kërkoi qytetarëve të qëndrojnë sa të mundin në shtëpi për të liruar hapësirën për turistët.
“Një ditë tjetër e vështirë për qytetin dhe ishullin tonë me ardhjen e 17 mijë vizitorëve nga anijet turistike. Kërkojmë vëmendjen tuaj dhe sa të mundemi të reduktojmë lëvizjet!”, thuhet në mesazhin e tij drejtuar banorëve të Santorinit, firmosur nga “Bashkësia Lokale Thira”.
/tiranapost