Këngëtari i famshëm shqiptar dhe mbi të gjitha më i preferuari i vajzave ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Pushime On Top”.
Moderatorja e programit Lei Kraja i ka bërë disa pyetje pikante këngëtarit, ku sigurisht nuk mund të mungonte ajo rreth situatës së dashurisë në të cilën ai po gjendet.
Pjesë nga intervista:
Ose fol ose hesht përgjithmonë, a je i dashuruar apo je në kërkim të fatit?
Unë i dashuruar kam qenë që prej se kam lindur.
Që të të tërheqë një vajzë vëmendjen si duhet ta bëj, të shkruaj në whatsapp, instagram? Apo i ke qejf më të turpshme?
Më të turpshme jo, varet prej kimisë.
Kur je i mërzitur, si e ngushëllon veten?
Shkoj në studio e bëj një këngë. Ose dhe gym, sport.
Sa herë stërvitesh?
Nëse mundem 5 herë në javë, nëse s’kam kohë 3 herë në javë patjetër.
lokimagazine