ShowBizzz

U përfol se është në një lidhje dashurie me këngëtarin Blero Muharremi, reagon modelja shqiptare: Doja të konfirmoja se ne…

Modelja shqiptare, Vjosa Pllana, e cila kohët e fundit është përfolur që është në një lidhje me këngëtarin Blero Muharemi, i ka dhënë fund zërave.

Aludimet nisën pas në një foto të publikuar nga këngëtari, ku dyshja dukej shumë afër njëri-tjetrit në një klub nate. Por mesa duket ata nuk janë bashkë.

Bukuroshja ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet.

Ajo ka thënë se nuk ka qenë kurrë me të dhe se nuk është e lidhur me Bleron, ndërsa thekson se është beqare.

“Përshëndetje njerëz, kam parë që një lajm ka shkuar viral puna e Bleros, që jam me të në lidhje. Nuk është e vërtetë, unë me të nuk kam qenë në lidhje kurrë dhe nuk jam. Kështu që jam beqare njerëz. Vetëm desha me konfirmu, që ta sqaroj si është puna. Ju përshëndes”, u shpreh ajo.

Blero muajve të fundit u komentua edhe për raportin me ish-bashkëshorten Afrona Dikën, pasi u shfaq në emision të saj dhe diskutuan ndarjen e tyre dhe arsyet që çuan deri aty.