Një 24-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës. Mësohet se ai kërcënonte një 60-vjeçar në mënyrë që t’i jepte pasurinë.
Sakaq, të riut i janë sekuestruar gjatë kontrollit dhe dy kaçavida.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan shtetasin 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.
Ky shtetas dyshohet se, në vende dhe periudha të ndryshme kohore, ka kanosur një 60-vjeçar për dhënie pasurie, me pretendimin se ky i fundit i ka dëmtuar atij banesën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy mjete të mprehta (kaçavida), të cilat ju gjetën shtetasit gjatë kontrollit fizik.
Materialet i kaluan Prokurorisë.