Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kryer kontrolle në banesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në një banesë të tij në Vlorë.
Mësohet se kontrollet janë zhvilluar në një apartament në katin e 7 të një pallati pranë Lungomares.
Kujtojmë se ndaj Beqajt, është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” dhe ndodhet në qeli për abuzim me fondet e SASPAC.
Sipas SPAK, ish-ministri Beqaj në kohën që ka mbajtur detyrën e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të programeve strategjike, e njohur ndryshe si SASPAC, ka ngritur një skemë të mirëfilltë korruptive me qëllim përfitimin e shumave të parave nëpërmjet duke organizuar tendera fiktivë.