ShowBizzz

Beyonce i jep leje Kamala Harris të përdorë këngën “Freedom” në fushatën e saj presidenciale

Beyonce i ka dhënë miratimin, zëvendës-presidentes amerikane, Kamala Harris dhe njëherësh kandidate demokrate (për zgjedhjet presidenciale të nëntorit) të përdorë këngën e saj “Freedom” në aktivitetet e saj të fushatës.

Kënga është një himn për lirinë dhe ka qenë pjesë e albumit të saj “Lemonade”, shkruan Marca.

Një burim i afërt me Harris tha për CNN se ekipi i saj mori miratimin nga përfaqësuesit e divës amerikane për ta përdorur këngën gjatë gjithë fushatës së saj presidenciale.

Në fakt, Harris tashmë e përdori këngën mbrëmë gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në selinë e saj të fushatës.

Sipas CNN, Beyonce, e cila njihet për rregullat e saj strikte për muzikën e saj i dha shpejt miratimin kandidates Harris, kur i kërkuan leje.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, mbahen këtë vit në muajin nëntor, për të siguruar një mandat katër vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.