LifeStyle

Largoni rrathët e zinj të syve me këto metoda

Mungesa e pushimit të mirë, pagjumësia, ushqyerja e keqe dhe makiazhi janë disa nga shkaktarët kryesorë të rrathëve të zinj dhe qeskave të syve.

Këto të fundit mund të jenë edhe të trashëgueshme, por kjo nuk do të thotë se janë të pakurueshme.

Në rehatinë e shtëpisë suaj, ju mund të përgatisni disa maska të thjeshta dhe funksionale që qetësojnë sytë dhe fshijnë rrathët e zinj.

Thjeshtësia në përgatitje dhe koha minimale i bëjnë këto kura fantastike për zgjidhje të shpejta e të rehatshme.

Por ajo që ka rëndësi është freskia e përbërësve që zgjidhni. Fundja janë ato që garantojnë suksesin e maskave.

Për më tepër, nëse ju përgatisni më shumë maskë se sa ju nevojitet, mund ta ruani në një enë qelqi në frigorifer, duke e bërë atë më relaksuese për aplikimin e rradhës.

Maska Me Patate dhe Kastravec

Kjo maskë është perfekte për qetësimin e syve dhe largimin e rrathëve të zinj.

Pas një javë përdorimi qeset e syve do të zhduken tërësisht. Kjo maskë duhet përdorur çdo ditë për një javë dhe më pas një herë në javë.

Përbërësit

¼ e një patateje mesatare
¼ e kastravecit
½ e një kapsule me vitaminë E.

Përgatitja

Lajini dhe qërojini perimet.

Ziejini për 10 minuta dhe pasi të jenë ftohur futini në mikser bashkë me vitaminën E.

Masën e qullët vendoseni tej pjesa e poshtme e syve dhe shpërlajeni pas 15 minutash.

Maska Me Kamomil Dhe Kos

Kamomili njihet të ketë efekt qetësues për sytë. Në bashkëpunim me kosin, kamomili transformohet në një krem të jashtëzakonshëm për sytë.

Për më tepër, kjo maskë është ekonomike, hidratuese dhe fantastike kundër qeskave të syve.

Përbërësit

1 bustinë me kamomil
Çerek gote me ujë të nxehtë
1 lugë gjelle me kos.

Përgatitja

Futeni bustinën e kamomilit në ujë të nxehtë. Shtoni kosin dhe përziejeni mirë me lëngun e ngrohtë.

Futeni në frigorifer dhe lëreni të ftohet. Pas 24 orësh vendoseni kremin në pjesën e syve dhe mbajeni për 20 minuta.

Lajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe vendosni kremin hidratues.

Nëse punoni përpara kompjuterit për orë të gjata, duhet ta bëni këtë maskë për tre herë në javë për të qetësuar sytë.

Atë mund ta aplikoni çdo ditë përpara se të flini për përfitime afatgjatë.

Maska Me Mollë Dhe Vaj Ulliri

Molla është e pasur me antioksidantë të cilët janë thelbësorë për rigjallërimin e qelizave.

Bashkë me vajin e ullirit, molla arrin të qetësojë sytë dhe zbusë rrathët e zinj.

Kjo maskë kërkon vaj të pastër ulliri.

Përbërësit

Një gjysëm molle
1 lugë gjelle me vaj ulliri.

Përgatitja

Ziejeni mollën me pak ujë.

Më pas futeni në mikser dhe përziejeni deri sa të krijoni një pure. Shtoni vajin e ullirit dhe përziejeni sërish.

Maskën vendoseni tek pjesa poshtë syve. Mbulojeni zonën me një peshqir të ngrohtë dhe mbajeni për 30 minuta.

Lajeni fytyrën dhe vendosni kremin hidratues.

Maskë Me Vaj Esencial Avokadoje dhe Bajameje

Përdorimi i këtyre vajrave është efikas kundër rrathëve të zinj.

Përbërësit

3 pika vaji avokado
3 pija vaji bajamesh

Përgatitja

Përziejini të dy varjat së bashku në pëllëmbë të dorës dhe lyeni pjesën e syve.

Masazhojeni për një përthithje më të mirë dhe mbajeni deri sa vaji të thithet në lëkurë dhe më pas shpërlajeni me ujë të vakët.

Këshilla Në Lidhje Me Rrathët e Zinj

Zona e syve është shumë delikate ndaj duhet të siguroheni që maskat nuk bien në kontakt të drejtpërdrejtë me sytë.

Maskat duhen vendosur në momente dhe rrethana qetësie të plotë.

Masazhi i zonës duhet bërë në formë rrethore dhe pastrimi i maskës duhet të jetë i butë duke përdorur pambuk.