Dermatologia, Violeta Dajçi ka zbuluar më shumë në lidhje me benefitet e ujit të kripur në lëkurën tonë, problematikat e këtij sezoni që secili prej nesh mund të hasë për shkak të temperaturave dhe jo vetëm…
“Uji me kripë ka efekte shumë të mira në lëkurë për arsye të elementëve që përmban, elektroliteve të cilat duke qëndruar në lëkurën tonë qoftë në trajtën e ujit por edhe kur thahet kripa bëjnë që lëkura të mbajë brenda ujin dhe të mos e lejojë që të dalë jashtë.
Pra lëkura e shëndetshme trajtohet shumë mirë kur jemi në plazhet me ujë të kripur, nuk ndodh kjo nëse jeni në ujëra të ëmbla, lumenj, liqene ose pishina. Në ujin e detit, benefitet e kripës së detit janë shumë të mira mbi lëkurë”, tha ajo.
Më tej mjekja shtoi se:
Lëkura bëhet e shkëlqyeshme dhe e shëndetshme. Kripa ndodhet në ujërat e pastra. Nëse deti nuk është me ujë të pastër atëherë kur të dilni duhet ta shpëlani kripën kur dilni nga deti. Ujërat e pastër kanë gjithmonë më shumë kripë prandaj edhe unë do t’ju rekomandoja që ta mbani sa më gjatë në lëkurë në trupin tuaj sepse edhe reflektimi i diellit ose përthithja e rrezatimit diellor është shumë më e mirë.