LifeStyle

E bëni edhe këtë gabim tipik me rastin e qitjes së maskës në fytyrë?

Maska për fytyrë ndikon në mënyrë shëruese në lëkurën tonë, andaj, megjithatë, nëse nuk përdoret në mënyrë të drejtë, shumë veprime të saj pozitive nuk do të kenë efekt

Është shumë me rëndësi t’i kushtoni kujdes këtij gabimi tipik me rastin e qitjes së maskës në fytyrë.

Gabimin të cilin e bëjnë shpesh femrat kur përdorin maskën për kurën e fytyrës është që e mbajnë në fytyrë më gjatë sesa është e rekomanduar, gjë që mund të lërë pasoja të caktuara në lëkurën e fytyrës.

Kur të thahet shumë maska në fytyrë, fillojnë të thajnë lëkurën dhe të thithin vitaminat të cilat i janë të nevojshme lëkurës për të qenë e bukur, e kuruar dhe e hidratuar.

Maskat për fytyrë kanë veprim pozitiv në lëkurë vetëm derisa janë ende të njoma. Nëse maskën e mbani në fytyrë më gjatë se sa duhet, mund ta irritojnë lëkurën dhe të shtojnë shfaqjen e akneve.

Për të mos dëmtuar lëkurën tuaj, lexoni udhëzimin para se ta qitni maskën në fytyrë dhe kur të ndieni që maska është tharë, hiqeni menjëherë.