ShowBizzz

Sharon Stone do të luajë në vazhdimin e filmit aksion “Nobody 2”!

Aktorja Sharon Stone, e nominuara për Oscar, po bashkon forcat me fituesin e Emmy-t Bob Odenkirk për Universal Pictures dhe vazhdimin e filmit të ri të 87 North, “Nobody 2”.

Sharon Stone do të luajë në vazhdimin e filmit aksion

Ylli fitues i çmimeve ripërsërit rolin e tij si familjar dhe ish-vrasës i quajtur Hutch Mansell, ndërsa Stone do të jetë aktorja kryesore e filmit. Ekipit të filmit i bashkohet ylli, dyshja e 87North, Kelly McCormick dhe David Leitch, Marc Provissiero dhe Braden Aftergood.

Filmi i parë u xhirua me një buxhet prej 16 milionë dollarësh dhe u publikua gjatë pandemisë, duke fituar mbi 57.5 milionë dollarë në mbarë botën. Në një breshëri grushtash, plumbash dhe gomash që djegin asfaltin, protagonistit i kërkohet të shpëtojë familjen e tij nga një rival i rrezikshëm dhe të sigurojë që askush të mos e nënvlerësojë kurrë. 

Sharon Stone do të luajë në vazhdimin e filmit aksion

Sipas Hollywood Reporter, Universal ka vendosur “Nobody 2” të dalë në kinema më 15 gusht 2025.

Kujtojmë se Sharon Stone është kthyer pas në kohë, në vitin 2001, duke kujtuar periudhën më të vështirë në jetën e saj. Aktorja e “Basic Instinct” zbuloi se humbi 18 milionë dollarë të kursimeve pas goditjes që pësoi, e cila i shkaktoi një gjakderdhje nëntë-ditore në tru.



bal