Lajmi që Irma dhe Eranda, dy motrat Libohova, do të realizonin një koncert recital pas shumë vitesh ishte padyshim më i bukuri i kohëve të fundit, pasi prej kohësh dy artistet e mëdha nuk ishin bashkuar në skenë. Por, mbrëmë në koncertin e tyre në një nga restorantet jashtë qytetit Irma dhe Eranda dëshmuan për të mbi 100 herë se janë DIVA të muzikës shqiptare.
Këtë nuk e tregoi vetëm performanca e lartë e koncertit, por edhe audenca e përmalluar, që i priti me ovacione hitet me të cilet jemi rritur. Çdo këngë që u këndua në skenë u shoqërua fjalë për fjalë nga publiku, ku duetet ishin kulmet e koncertit që zgjati mbi dy orë dhe që përblidhte gjithshtu edhe hitet individuale, e po edhe disa këngë popullore shqiptare, që i shkonin mëse miri adrenalinës së një nate vere.
Në fakt janë ndër këngët më të bukura të repertorit të muzikës shqiptare; duetet “Të kërkoj”, “Nuk e harroj”, “Ku vajti vallë ai dajlë”, “Kush ka vajzën botën ka”, këngët e Irmës “S’është lodër dashuria”, “Vecc njëherë jetojmë” apo “Bota iluzion”, “Buzët më ishin tharë”, “Kthehu për vete për mua” të Erandës janë absolutisht këngë të pakohë!
Kjo mbrëmje ka për të mbetur gjatë në memorien e gjithë të pranishmëve, të cilët me siguri të gjithë janë në pritje të koncertit të radhës për të ripërjetuar emocione që vetëm motrat Libohova dinë ta japin.
Galeria fotografike
bal