Aktori i njohur Bruce Willis e la aktrimin në vitin 2022 pasi u diagnostikua me afazi përpara se të zbulohej më vonë se ishte çmenduri frontotemporale.
Gjendja shkakton rënie njohëse dhe përkeqësim të shëndetit dhe kjo gjendje është e vështirë edhe për gjithë familjen.
Demi Moore ish-gruaja e aktorit e cila ka patur gjithmonë një marrëdhenie të mirë me familjen e tij të re, zotohet se do të qëndrojë në krah të Bruce deri në fund të jetës së tij.
“Demi është zotuar të qëndrojë pranë tij. Zemra e saj dhemb ndërsa ai lufton me këtë sëmundje të tmerrshme. Demi e di që koha po ikën”, tha një burim për RadarOnline.com.
“Ajo kurrë nuk do ta braktisë apo ta zhgënjejë”, shtoi burimi.
bal