Ditën e sotme ishte puntata e fundit e këtij sezoni të “Shqipëria live”.
Emisioni është mbyllur me një njoftim nga moderatorja Erjona Rusi, e cila ka lajmëruar se nuk do jetë sezonin e ri në krye të këtij programi.
“Për arsye pak personale dhe pak shëndetësore, sezonin e ardhshëm nuk do të jem më në Shqipëria Live”, -tha Erjona duke shtuar se sa e vështirë ishte për të ta bënte këtë njoftim.
Kujtojmë se Erjona ka 5 vjet që moderon emisionin “Shqipëria live”. Ajo dhe Arjoni e mbyllën me një falënderim të gjatë për stafin dhe të ftuarit e emisionit që kanë kontribuar në këto vite.
ks