Në kulmin e sezonit turistik, që prej mesditës së djeshme, fusha e mbetjeve në Vlorë vijon të jetë e përfshirë nga flakët.
Si pasojë e djegies së mbetjeve, tymi i madh në formë reje është përhapur në të gjithë qytetin, duke krijuar shqetësime tek pushuesit. Flaka ka vijuar për gjatë gjithë natës, por megjithëse mjetet e bashkisë kanë qenë prezentë, ende nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit.
Ervin Karamuco reagon ashpër nepërmjet një postimi të bërë në facebook:
Ti vendosësh qëllimisht zjarrin plehrave në Vlorë, në kulmin e sezonit turistik është AKT TERRORIST