Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në aksin “Shkodër-Muriqan”. Mësohet se motomjeti me drejtues një 17-vjeçar është përplasur me një automjet.
Si pasojë, është dëmtuar i mituri, i cili është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku po merr ndihmën nga bluzat e bardha.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 17:15, në aksin rrugor “Shkodër-Muriqan”, motomjeti me drejtues një 17-vjeçar, është përplasur me një automjet.
Si pasojë është dëmtuar i mituri 17-vjeçar i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.