Një rast i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Fushë Kosovë ku një foshnje u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë Bresje, raporton Gazeta Sinjali.
Në rrethana akoma të paqarta, foshnja rreth 7 javëshe ka humbur jetën në orët e mëngjesit.
Sinjali mëson se vdekjen e vogëlushit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF, teksa akoma nuk dihet shkaktari.
Siç merr vesh Sinjali, bazuar në informacionet e para, nëna e kuptoi që diçka nuk është në rregull pasi u zgjua nga gjumi dhe djali s’kishte shenja jete.
Paraprakisht, sipas dëshmisë së nënës, fëmijën e kishte ushqyer me gji dhe pastaj e ka vënë në gjumë.
Pasi Policia është vënë në dijeni, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
ks