Adele dhe Rich Paul thuhet se janë fejuar, pavarësisht spekulimeve për muaj të tërë se ata tashmë janë të martuar.
Këngëtarja 36 vjeçe dhe partneri i saj, agjenti i basketbollit Rich Paul, 42 vjeç, u fejuan fshehurazi të enjten pasi ai i propozoi për martesë në vendlindjen e saj, Tottenham në Londrën Veriore.
Adele shpejtoi të ndante lajmin e lumtur me miqtë dhe familjen e saj, të cilët presin një martesë të madhe në fund të vitit të ardhshëm.
Një burim i tha The Sun: “Rich planifikoi që propozimi të bëhej në qytetin e saj të lindjes dhe i dha asaj një unazë diamanti katër karatësh. Ata festuan me shampanjë në Chiltern Firehouse mbrëmjen e kaluar.”
bal