Një incident ka ndodhur në hapjen e Lojërave Olimpike teksa atletët e Koresë së Jugut u prezantuan si të Koresë së Veriut.
Gafa u bë si nga spikerët francezë ashtu edhe nga ata anglezë.
Vijnë nga “Republika Popullore Demokratike e Koresë” – thanë për Korenë e Jugut, ndërkohë që ky është emri zyrtar i Koresë së Veriut.
Organizatorët olimpikë reaguan duke kërkuar ndjesë për gabimin.
Dy Koretë janë ndarë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe tensionet mes shteteve janë përshkallëzuar vazhdimisht.
Ministria e sportit të Koresë së Jugut ka reaguar gjithashtu e prekur teksa tha se planifikonte të paraqiste një “ankesë të fortë ndaj Francës” dhe e konsideroi këtë një gafë të turpshme.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kërkoi falje në llogarinë zyrtare të X, në gjuhën koreane duke shkruar: “Dëshirojmë të kërkojmë ndjesë të thellë për gabimin që ndodhi në prezantimin e delegacionit të Koresë së Jugut gjatë ceremonisë së hapjes.”
/tiranapost