Lajme

“Sot do ishte 74 vjeç”/ Jul Deda bën postimin prekës për babain e ndjerë: Një Zot e di sa më ka marrë malli për ty

Aktori i dashur për publikun, Julian Deda, ka prekur sot ndjekësit e tij me postimin e bërë në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar një fotografi të vjetër ku shfaqet së bashku me babain e tij të ndjerë, Zef Deda.

“Sot do ishte 74 vjeç!

Njerëz si ti, zemra ime, kanë vetëm një datë, atë të lindjes. Gëzuar ditëlindjen Bos.

Një Zot e di sa më ka marrë malli për ty…!”, ka shkruar ish-finalisti i “Big Brother VIP 3”, krahas imazhit që mori mijëra pëlqime.

Kujtojmë se aktori i mirënjohur, Zef Deda, ndërroi jetë në nëntor të vitit 2023. Ai ishte një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë