ShowBizzz

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga detyra si kryeparlamentare!

Në përfundim të sesionit të gjashtë të legjislaturës X-të të Kuvendit, kryeparlamentarja, Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante prej 3-vitesh. 

Teksa i dridhej zëri, Lindita para deputetëve u shpreh se po largohej për arsye shëndetësore.

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga detyra si kryeparlamentare!

“Jam përpjekur të jap më të mirën time çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij parlamenti. Pa i hyrë në hak askujt në këtë sallë. Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër e siguroj se nuk ka qenë në asnjë mënyrë qëllimi im. Nëse me ndokënd kam gabuar padashje i kërkoj ndjesë”, tha Nikolla. 

Nikolla tha se përtej gjithë çka ndodhur, do të largohet nga ajo sallë me ndjesinë e mirë të respektit për secilin.

 



bal