Personazhet e famshëm të “showbizz”-it tonë, verën e kanë një periudhë të ngarkuar me angazhime dhe koncerte. Megjithatë, secili prej tyre gjen edhe kohë për të pushuar. Këtë javë disa prej tyre kanë pushuar si femra seksi dhe “single” e disa të tjera si mama, bashkë me fëmijët e tyre.
Tuna
Me projekte të reja do të jetë kjo verë për Tunën. Të paktën kjo është ajo çfarë vetë këngëtarja maqedonase ka bërë me dije në rrjetet e saj sociale. Por kjo nuk do të thotë që ajo mos të gjejë pak kohë për jugun e vendit tonë. Këngëtarja ka qenë në bregdetin e Jonit, ku edhe kishte marrë me vete edhe dy djemtë e saj. Përgjatë gjithë këtyre ditëve pushimesh, Tuna na ka sjellë imazhet e saj në bregdet. Si një nënë e përkushtuar, i gjithë angazhimi i saj normalisht që do të ishte për djemtë. Megjithatë, nuk kishte sesi të mos na bënte përshtypje edhe fiziku i Tunës, që këtë verë duket se është përmirësuar ndjeshëm.
Jonida Vokshi
Për Jonidën, pushimet janë gjithnjë të zhurmshme. Kjo sepse prezantuesja e njohur shoqërohet gjithnjë nga dy fëmijët e saj, duke ia bërë pushimet sa të bukura, aq edhe të lodhshme. Megjithatë, aktorja ia ka dalë që të na zbulojë se edhe këtë vit gëzon linja perfekte. Duke pozuar pranë një pishine në një resort luksoz, Jonida ka publikuar foto me bikini, duke na zbuluar edhe format perfekte që gëzon. Jemi të sigurta që foto gjatë verës, do të shohim shumë nga Jonida, si vajzë seksi, por edhe si nënë e dy fëmijëve.
Bora Zemani
Për moderatoren, vera ka ardhur dhe duket se pushimet për të këtë sezon do të jenë të gjata. Jugu i vendit është gjithmonë zgjidhja e saj, ku bashkë me Donaldin janë shoqëruar edhe nga Romeo dhe Heidi. Në “Instagram”-in e saj, prezantuesja ka publikuar shpeshherë foto nga ditët në jug të vendit, ku këtë sezon ndryshe nga vitet e shkuara, ka qenë edhe më bujare me postimet me bikini. Natyrisht që kur pranë saj është Donaldi dhe Romeo, në pushimet e Borës do të kishte edhe nota humori. Ndaj të shpeshta kanë qenë video dhe fotot ku batutat kanë shoqëruar këto ditë të nxehta të sajat.
Arbana Osmani
Kjo verë ka qenë plot me pushime edhe për Arbanën. Praktikisht ku nuk e kemi parë këtë verë moderatoren e dashur. Këtë herë, ajo dhe bashkëshorti i saj, Eduart Grishaj, kishin zgjedhur Ibizan për disa ditë arratisje vetëm. Në “Instagram”-in e saj, prezantuesja ka zgjedhur të publikojë disa foto, ku shfaqet me bikini. Si një ndër vajzat e ekranit që zgjedh të mos ekspozojë shumë veten me bikini, Arbana ia ka lejuar vetes këtë herë që të jetë edhe më bujare me ndjekësit. Jemi të sigurt që është efekti i Ibizës për këtë ndryshim të sajin.
Erjola, Roza, Rike, Françeska
Vajzat e “Big Brother” e kanë ruajtur miqësinë e tyre edhe jashtë shtëpisë së famshme. Tashmë që loja ka përfunduar, ato kanë gjetur pak kohë për njëra-tjetrën. Erjola Doçi, Roza Lati, Franceska Murati dhe Rike Roçi kanë publikuar fotot e tyre nga rrjetet sociale, ku gjenden të katërta në bregdet. Ndonëse brenda në BBV dukej sikur kishin shumë përplasje, jashtë atij formati, vajzat konkurrente kanë një marrëdhënie krejt tjetër. Madje ata kanë shkuar me pushime së bashku. Me gjithë planet që kanë këtë verë, duket se vajzat kanë gjetur pak kohë edhe për të shijuar së bashku. Duhet thënë se këto katër vajza janë edhe të vetmet që ruajnë një miqësi, duke lënë pas personazhet e tjera që ishin në “Big Brother” së bashku me to.
Sara Hoxha
Kjo është vera e parë pas disa viteve që Sara pushon si beqare. Pas ndarjes nga Ledri Vula, Sara këtë verë ka nisur t’i bëjë pushimet me miqtë e saj, por edhe me vogëlushen Poi. Në “Instagram”, Sara ka publikuar shpeshherë imazhet e saj nga plazhet e ndryshme ku ka qenë. Këtë fundjavë, ajo publikoi foto e video ku zbuloi pikërisht se ishte në jug të vendit. Duhet thënë sesi si “single”, absolutish, që Sara është ndër vajzat më të pëlqyera. Dhe këto foto e konfirmojnë edhe njëherë më së miri këtë fakt.