Kuriozitete

A do ta mposhtte një orkë një peshkaqen të bardhë në betejë? Dhe 4 përballje të tjera

Në natyrë, kafshët luftojnë për çiftëzim, ushqim, territor dhe për të mbrojtur të vegjlit e tyre. Edhe kur jetojnë në të njëjtin mjedis, jo të gjitha kafshët luftojnë me njëra-tjetrën.

Nuk mund të mos pyesnim se çfarë do të ndodhte nëse këto kafshë do të ndërvepronin në fushën e betejës. Le të shohim se si mund të paraqiten disa kafshë të frikshme në natyrë në një përleshje, bazuar në aftësitë dhe forcat e tyre.

1. Tigri kundër luanit

Tigrat gjenden në Azi, ndërsa shumica e luanëve kryesisht jetojnë në Afrikë. Ndonëse ka disa luanë aziatikë, ata jetojnë në një habitat të ndryshëm nga tigrat, kështu që rrugët e tyre nuk do të kryqëzoheshin.

Si tigrat ashtu dhe luanët janë grabitqarë në majë të zinxhirëve të tyre ushqimorë përkatës. Të dy janë në kategorinë e maceve të mëdha dhe ndajnë disa tipare. Secili prej tyre ka kthetra të mprehta e të fuqishme.

Ndonëse tigrat janë gjahtarë të vetmuar, luanët punojnë së bashku në grupe për të sulmuar gjahun e tyre. Dhe ndërsa kafshimi i një luani është më i fortë, tigrat kanë avantazhin e të qenit më të shpejtë, më të mëdhenj dhe më muskulozë. Tigrat gjithashtu mund të luftojnë ndërsa qëndrojnë në këmbët e tyre të pasme, ndërsa luanët rrallë e bëjnë dhe nuk janë aq të aftë. Kjo u mundëson tigrave të godasin një kundërshtar nga lart.

Fituesi: Tigri

2. Elefanti kundër rinocerontit

Elefantët dhe rinocerontët janë barngrënës që zakonisht shmangin konfrontimin, megjithëse me raste ka pasur përplasje mes tyre.

Rinoceronti është i rëndë dhe i madh, por nuk ka kafshë tokësore që i afrohet madhësisë së një elefanti. Me një bri dhe lëkurë të trashë që shërben për t’i mbrojtur, rinocerontët nuk kanë shumë grabitqarë natyralë.

Por elefanti ka çataj. Çatajtë përdoren për mbledhjen e ushqimit, hapjen e vrimave, zhveshjen e lëvores së pemëve dhe janë një armë efektive për mbrojtje. Një elefant mund të përdorë dhëmbët e tij për të shtyrë, ngritur ose goditur një rinoceront që përpiqet ta kërcënojë atë.

Fituesi: Elefanti

3. Krokodili kundër hipopotamit

Duke bashkëjetuar në lumenjtë e Afrikës nënsahariane, këto dy kafshë takohen me njëra-tjetrën.

Ndonëse krokodilët ngrenë pritë në fshehtësi, kanë një kafshim të fuqishëm, hipopotamët janë kafsha më vdekjeprurëse e tokës, duke vrarë rreth 500 njerëz çdo vit. Edhe pse hipopotamët janë barngrënës dhe nuk konsumojnë mish, ata vrasin kafshë të tjera nëse ndihen të kërcënuar. Ata kanë gojë gjigante me dhëmbë që vetëmprihen, dhe dhëmbë prerës dhe qeni që rriten deri në 30 cm në gjatësi.

Ndërsa krokodilët janë të fshehtë, ata nuk mund ta rrëzojnë një hipopotam nëse ai nuk është i plagosur.

Fituesi: Hipopotami

4. Peshkaqeni i madh i bardhë kundër orkës

Peshkaqenët e mëdhenj të bardhë dhe balenat vrasëse (orkat) janë banorë të oqeanit. Ndonëse peshkaqenët e bardhë të mëdhenj preferojnë temperaturat më të ngrohta, orkat lulëzojnë në ujë më të freskët. Megjithatë, ka pasur raste kur të dy janë parë në të njëjtën zonë.

Orkat janë më të forta, më të mëdha, më të zgjuara dhe mund të notojnë më shpejt se peshkaqenët e mëdhenj të bardhë. Pra, ndërsa peshkaqenët e bardhë të mëdhenj janë grabitqarë dominues, ata nuk janë në lartësinë e orkave. Madje ka pamje të një orke që gjuan dhe vret një peshkaqen të bardhë të madh në brigjet e Gjirit Mossel të Afrikës së Jugut. Orkat i shënjestrojnë peshkaqenët për mëlçitë e tyre të pasura me lëndë ushqyese, të cilat përbëjnë deri në një të tretën e peshës së tyre trupore.

Fituesi: Orka

5. Ariu polar kundër ariut të murrmë 

Arinjtë polarë dhe arinjtë e murrmë jetojnë në mjedise të ftohta. Arinjtë polarë mund të gjenden në pjesë të Rusisë, Norvegjisë dhe Grenlandës – ndërsa arinjtë e murrmë banojnë në Idaho, Wyoming, Montana dhe Uashington. Të dy arinjtë jetojnë në pjesë të Kanadasë dhe Alaskës.

Ngjashmëritë e tyre përfshijnë sjelljet agresive dhe të dy janë grabitqarë të fortë me një forcë të jashtëzakonshme kafshimi. Ndërsa ariu polar është më i madh, me një kafshim pak më të fortë, ariu i murrmë ka kthetra më të gjata dhe më të forta që janë më efektive për të vrarë gjahun. Arinjtë polarë nuk janë territorialë si arinjtë e murrmë. Ata gjithashtu priren të shmangin konfliktet, ndërsa arinjtë e murrmë janë agresivë dhe luftojnë ashpër. Me sa duket, ka pasur ndërveprime mes ariut polar dhe ariut të murrmë që nuk kanë përfunduar në konflikt, pasi njihen hibride të ariut polar dhe ariut të murrmë./ discovermagazine-syri.net

Fituesi: 50:50