Një person është mbytur ditën e sotme në bregdetin e Rrushkullit në veri të Durrësit.
Burime bëjnë me dije se viktima është një burrë i moshës 50-vjeçare.
Trupi i pajetë i 50-vjeçarit po dërgohet në morgun e Durrësit për tu bërë procedurat e nevojshme të autopsisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.