ShowBizzz

Vesa Luma thumbon hapur kolegët e saj këngëtarë: “Do ishit mësuar 100 herë të performonit live…”

Një nga artistet që u kishte munguar shumë skenave muzikore, është rikthyer dhe ka nisur koncertet në Kosovë e Shqipëri.

Por shumë vite pas largimit dhe qëndrimit në Zelandën e Re, Vesa Luma ka vënë re se mes kolegëve këngëtarë vazhdon e njëjta histori.

Ndonëse për shumë vite në skenë, mjaft prej tyre, me më shumë se 10-15 vite karrierë, përsëri vijojnë të këndojnë “playback”.

Në një mesazh të fundit, të bërë publik në profilin e saj, Vesa ngre shqetësimin për këtë “gënjeshtër” që shumë artistë i bëjnë publikut.

Unë akoma e kam të pakuptueshme se si disa nga kolegët këngëtarë nuk shfrytëzojnë të paktën skenat e mëdha të festivaleve, për të marrë e për të dhënë kënaqësi duke kënduar live. Deri tani do të ishin mësuar 100 herë të performonin live… A nuk u lodhët pas 10-15-vjetësh edhe prapë e njëjta histori? Çfarë kënaqësie ju jep, sinqerisht, mundohem shumë ta kuptoj. Pastaj kërkoni të keni më shumë merita e të trajtoheni njësoj si këngëtarët e huaj” – shkruan Vesa mes të tjerave në mesazhin e saj.

Por kritikat nuk i ka vetëm për kolegët, edhe për menaxherët e tyre, të cilët, sipas saj, mbushin studiot televizive për të marrë kush e kush më shumë famë.

Meqë ra fjala, menaxherët tuaj mbushin studiot televizive si ‘stara’ – i vetmi vend në botë ku menaxherët shtyhen me starat e tyre kush është më i famshëm. Mbrapsht komplet – po hajt mo… na falni për sinqeritetin e tepërt, se me këtë virozë pata mundësi gjithë natën me scroll… shumë shumë gjynah, sidomos për talentet e reja që e përjetojnë këtë fasadë”.



lokimagazine