Lajme

Hetuesit belgë zbarkojnë në Shqipëri, pyesin në burg Ardian Çapjan

Ardian Çapja, i konsideruar nga SPAK si kreu i një grupi kriminal që urdhëronte vrasje për hakmarrje, është marrë në pyetje nga hetuesit belgë, brenda qelive të burgut të Burrelit, ku është trasferuar dhe vuan dëimin me burgim të përjetshëm.

Burime për VNA thanë se belgët e pyetën Çapjan për disa personazhe të njohur të botës së krimit në vend, si dhe për marëdhëniet që kishte me Bledar Mucën, i cili u ekszekutua në Belgjikë. Dëshmia e Ardian Çapjas mbahet top sekret, por mendohet se mund ti shërbejë hetimeve që autoritetet belgë po kryejnë rreth eksponentëve shqiptarë të krimit.

Një prej këtyre eksponentëve ishte dhe Bledar Muca, njeri i besuar i Ardian Çapjas, i cili u qëllua për vdekje ne Belgjikë.

Muca iu kishte shpëtuar dy atentateve në Shqipëri, ndërsa ishte i dyshuari kryesore për vrasjen e ish-oficerit të policisë, Roland Rexhepi i njohur si Doda dhe vëllait të tij, Ilir Rexhepi, por asnjëherë nuk u dënua për këto krime.

Ndërkohë, Ardian Çapja, bashkë me nipin e tij, Florenc Çapja që ndodhet në Dubai, janë dënuar si urdhërues dhe financues të vrasjes së Nezir e Gentian Beqirit, babë e bir në vitin 2012 në shtëpinë e tyre në Elbasan.

Gentian Beqirin e akuzonte si pjesëmarrës në vrasjen e vëllait të tij, Sokol Çapja. Kundër Ardian e Florenc Çapjas u rrëfye i penduari Ervis Bardhi, por të pandehurit e kanë kundërshtuar dëshminë e tij duke e konsideruar si të pabesueshëm dëshmitarin.

Ardian Çapjas i ekzekutuan edhe avokatin e tij, Ravik Gurrën në një lokal në zemër të Elbasanit.