LifeStyle

Sa herë duhet të bëjnë se ks gratë që të jetojnë më gjatë

efundit

Një studim i ri tregon se gratë mund të jetojnë më gjatë nëse bëjnë seks më shpesh, falë përfitimeve të këtij akti intim për shëndetin e zemrës.

Hulumtimi i botuar kohët e fundit në “Journal of Psychosexual Health”, zbuloi se femrat e moshës 20 deri në 59 vjeç që bënin seks rrallë, më pak se një herë në javë ishin në një rrezik 70% më të lartë të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet.

Studiuesit në “Walden University in Minnesota” duke analizuar të dhënat e Sondazhit Kombëtar të Shëndetit dhe të Ushqyerjes të 14,542 të rriturve të moshës mbi 20 vjeç dhe ata arritën në përfundimin se gratë mund të përfitonin nga marrëdhëniet intime më shumë se një herë në shtatë ditë.

“Aktiviteti seksual,” shkruan autorët, “është i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm kardiovaskular, ndoshta për shkak të reduktimit të ndryshueshmërisë së rrahjeve të zemrës dhe rritjes së rrjedhjes së gjakut”.

Ekipi zbuloi gjithashtu se depresioni, kur kombinohej me frekuencë të ulët seksuale, rezultoi në një rrezik më të lartë të vdekshmërisë. “Depresioni te njerëzit seksualisht aktivë, veçanërisht tek gratë kishte efekte shumë më pak të dëmshme,” tha autorja Srikanta Banerjee.

“Depresioni është diçka që çon në një rritje të vdekshmërisë për shkak të rezultateve shëndetësore,” shpjegoi ajo, duke menduar se endorfina e çliruar nga seksi mund të jetë çelësi për parandalimin e rezultateve negative shëndetësore.

Aty ku femrat mund të përfitojnë më shumë nga seksi, megjithatë, duket se burrat mund të përfitojnë më pak.  Studiuesit zbuluan se seksi i tepërt mund të rrisë rrezikun e vdekshmërisë së burrave me gjashtëfish, krahasuar me gratë.

“Kjo tregon se frekuenca seksuale ndërvepron me gjininë për të rritur vdekshmërinë,” thanë studiuesit.